Ballina arrow Historiku

Afati i Provimeve

Në bazë të Nenit 54, Alineja 2 të Statutit të Fakultetit të Shkencave Islame - Shkup dhe në mbështetje të VENDIMIT nga mbledhja e rregullt e Këshillit Mësimor-Shkencor e mbajtur më 21 Maj 2008 mbi afatet e provimeve, dekanati i Fakultetit të Shkencave Islame - Shkup, lëshon këtë (click per te zbritur dokumentin ne PDF)

Kalendari Akademik 2010/2011


FAKULTETI I SHKENCAVE ISLAME  - SHKUP KALENDARĖ PUNE PĖR SEMESTRIN DIMĖROR NĖ VITITN AKADEMIK 2010/11 (Zbrit kalendarin duke klikuar kėtu)
Historiku Printoni
Historiku

Një institucion i lartë arsimor islam siç është Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup kishte munguar vite të tëra prandaj ky ishte motivi që Bashkësia Islame në Republikën e Maqedonisë të vendos themelimin e tij, në të cilin do të edukoheshin dhe arsimoheshin bijtë dhe bijat e popullatës myslimane të këtij vendi.
Fakulteti i Shkencave Islame është themeluar më vitin 1995, ndërkaq më 22. 12. 1997 ka filluar punën për herë të parë.
Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup (FSHI) është institucion i vetëm i lartë mësimor – shkencor dhe edukativo – arsimor islam, i cili vepron në kuadër të Bashkësisë Islame në Republikën e Maqedonisë. Kjo vatër e lartë arsimore merret me studime dhe hulumtime të ndryshme, veçanërisht në fushat që i përkasin Fesë Islame.
Në bazë të vendimit të Këshillit për Akreditim të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e mbajtur më 28.03.2008 është marr vendimi që Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup prej vitit akademik 2008/2009 të veproj si subjekt juridik, përkatësisht, si Fakultet Privat Publik.
 
Bashkesia Islame